Për ish-deputetin e PD-së, Tritan Shehu, Komiteti Teknik i Ekspertëve heshti përpara kryeministrit dhe se nuk foli për rrezikun që mund t’i kanoset vendit nëse do të kishim një valë të dytë.

“Dikush në atë Komitet duhej t’ia thoshte se saktësia shkencore rritet me diversifikimin e operatorëve, veçanërisht për këtë analizë të thjeshtë, të realizueshme në një shumice të laboratorëve për të tre metodikat e saj, e padëmshme për qytetaret dhe e parrezikshme për personelin e tyre. Aktualisht kudo po shfrytëzohen të gjitha kapacitetet e mundshme, deri te ato veterinare e farmacitë për këtë, ndërsa tek ne…!”, shprehet Shehu.

Reagimi i plotë

Ndërsa Kryeministri edhe sot i “shqetësuar për një valë të dytë”, vazhdon në rolin e shurdhmemecit ndaj disa pyetjeve strategjike, ky Komitet duhet të japë disa shpjegime teknike për ato:

1- Pse në vendin tonë në mënyrën më absurde nuk lejohen laboratorët e pajisura të realizojnë ekzaminimet për zbulimin virusal, duke u hermetizuar vetëm në ISHP?  Pse ky Komitet nuk i shpjegoi që kështu pengohet direktiva test, test, test duke shtuar edhe rrezikun e “valës së dytë”, në një kohe qe kjo procedure po thjeshtohet kudo?

2- Qeveria në mënyrën me antishkencore, e antiligjore ndalon forcërisht laboratorët të realizojnë ekzaminimet imunologjike për të përcaktuar antitrupat IgM, IgG apo dhe IgA, duke e “mbyllur” gjithçka në QSUT, gjë që bllokon check e dyfishtë, vlerësimin e metodave, masivizimin e procedurës  duke na ekspozuar ndaj “valës së dyte”. Dikush në atë Komitet duhej t’ia thoshte se saktësia shkencore rritet me diversifikimin e operatorëve, veçanërisht për këtë analizë të thjeshtë, të realizueshme në një shumice të laboratorëve për të tre metodikat e saj, e padëmshme për qytetaret dhe e parrezikshme për personelin e tyre. Aktualisht kudo po shfrytëzohen të gjitha kapacitetet e mundshme, deri te ato veterinare e farmacitë për këtë, ndërsa tek ne…!

3- Pse ky Komitet nuk i shpjegoi domosdoshmërinë e përdorimit të maskave ne eambientet publike, veçanërisht në këtë periudhe “hapje, pikërisht edhe si mbrojtje ndaj “valës së dytë”? Në një kohë që kudo ky proces po kondicionohet me detyrimin e përdorimit të maskave, me sigurimin e shpërndarjen e tyre nga strukturat shtetërore, tek ne Qeveria hesht; se paku ky Komitet teknik duhet të bëjë publik një opinion!

Qeveria deklaron se vendos Komiteti edhe për vendimet strategjiko-politike; Komitetit hesht edhe për opinionet teknike, përfundimi…në vendnumuro!!