E diela rikthen te nxehtin afrikan ne Shqipëri pas shiut dhe temperaturave të ulëta të ditëve të fundit. Vapa përvëluese parashikohet të zgjasë më shumë se një javë. Kjo mund te jetë dhe java me nxehte e kësaj vere, sipas sinoptikanëve. Deri në fund te tij, Gushti parashikohet të ketë mot të ngrohtë, por nuk përjashtohet mundësia e një valë të nxehti afrikan para ditëve të Shtatorit.

Ne nje sqarim ne rrjetet sociale, Meteoalb flet edhe per rrezikun e temperaturave te larta, ku nder te tjera shpjegon:

VALET E NXEHTESISE: numri, kohëzgjatja dhe ashpërsia e valëve të nxehtësisë janë rritur dukshëm në dekadat e fundit dhe parashikimet afatgjata vlerësojnë shpeshtim e ashpërsim të treguesve të nxehtësisë, në të ardhmen. Vala e nxehtësisë është ngjarje atmosferike por ndikimi i saj në jetën njerëzore është shumë i madh. Vala e nxehtësisë është quajtur edhe “vrasësi i heshtur” pasi numri i jetëve të humbura nga valët e të nxehtit, tejkalon dukshëm numrin e fataliteteve për shkak të acarit, rrufeve, uraganëve, përmbytjeve por edhe tërmeteve.
Vala e të nxehtit gjatë vitit 2003 në Europë, shkakoi në gjithë Europën 70 mijë fatalitete. Nxehtësia goditi sërisht Europën në vitin 2006 por numri i fataliteteve thuajse u përgjysmua si pasojë e sistemeve të alarmit dhe fushatave sensibilizuese me komunitetin. Popullsia u informua mbi cfarë DUHET dhe NUK DUHET bërë në ditët kur temperaturat arrijnë mbi 32°C.

Qënia i përgatitur, solli ndryshimin e madh në ndikimin e “vrasësit të heshtur” gjatë kalimit në kontinentin Europian.