Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se një park i madh do të ndërtohet në qytetin e Durrësit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverise e ka cilësuar si “vala e re” për Durrësin, ndërsa thekson se bëhet fjalë për një park të madh për fëmijë dhe të rritur.

“MIRËMËNGJES

dhe me “Valën” e re të Durrësit që do të ngrihet në lagjen 18 si një park i madh urban për fëmijë e të rritur, pjese e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, “DUA TË LUAJ”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.