Ndërsa temperaturat në të gjithë Evropën vazhdojnë të ngrihen, gjithnjë e më shumë vende po lëshojnë paralajmërime dhe po u kërkojnë njerëzve të qëndrojnë në ambiente të mbyllura gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Në Paris, 67 departamente janë ende në alarm si pasojë e të nxehtit, me paralajmërime të reja të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë të dielën. Franca është detyruar të mbyllë 4 reaktorë bërthamorë, me qëllim që të mbajë lumenjtë Ron dhe Rin të freskët.

Uji i mbinxehur mund të rezultojë me ngordhjen në masë të madhe të peshqve, siç ka ndodhur në lumin Alster në Hamburg. Parashikuesit e motit thonë ndërkohë se, e keqja më e madhe ende nuk ka ardhur.

Në Britaninë e Madhe, meteorologët kanë konfirmuar se temperaturat në vend do të jenë më të larta sesa normalet.

Në Portugali, termometri ka arritur 46 gradë Celsius, e sipas gjasave, rekordi europian prej 48 gradësh, i regjistruar në Athinë, mund edhe të thyhet. Temperaturat kanë qenë thuajse të barabarta me ato në vendin më të nxehtë mbi tokë,