Për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës që goditën Meksikën, një kishë e lashtë katolik që daton më shumë se 400 vjet më parë, Tempulli Kechula, është zbuluar plotësisht nga uji.

Kisha, e vendosur në qytetin e zhdukur të San Juan Quechula dhe kushtuar Santiago Apostol, u ndërtua fillimisht në shekullin e 16-të nga fretërit domenikanë të udhëhequr nga Bartolomé de las Casas, të cilët po ungjillëzonin rajonin.

Në vitin 1966 kisha u zhyt në ujë për shkak të ndërtimit të digës hidroelektrike Nezahualcóyotl, e njohur gjithashtu si diga Malpaso.

Megjithatë, temperaturat e larta dhe mungesa e shiut, të cilat kanë marrë tetë jetë njerëzish në të gjithë Meksikën gjatë javës së kaluar, e kanë ekspozuar plotësisht strukturën dhe vizitorët tani arrijnë në dyert e saj me makina dhe motoçikleta për ta parë nga afër dhe për të bërë foto.