Hapja e portave të një dige në Xiaolangdi në provincën Henan në Kinë, shkaktoi krijimin e një valë gjigante, si pasojë e daljes së ujit me presion.
Turistë të shumtë vizitojnë në këtë periudhë provincën për të parë nga afër këtë ngjarje të përvitshme ku uji del me presion nga dy kanale të ngushtë, duke krijuar një valë të stërmadhe.
Këto foto spektakolare në kaskadë janë kapur me anë të një droni dhe cilësohen si mjaft të veçanta.





