Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se ai është i vemti kryeministër që nga viti 2015 që i ka mbijetuar valëës migratore në Evropë. Gjatë fjalës në konferencë për mediat, Orban ka theksuar se ata duhet që të bëjnë çmos për të mbrojtur kufijtë e tyre.
“Sa i takon pjesës 2015 kur nisi kriza migratore, akti i parë i qeverisë hungareze ishte akt revolte. U përpoqëm të mbrojmë veten dhe u quajt krim i madh. Hungaria vendosi një sistem që ishte zgjidhja e vetme për migracionin. Nuk duhet të kishte vetëm një vend që të vendoste për aplikimet. Nuk kam parë askënd që të japë një zgjidhje për situatën përveçse Hungarisë. Rregullat e bëjnë të vështirë sistemin operativ. Dhe u dënuam nga Gjykata Evropiane, por ne po mbrojmë edhe Europën.
Nuk do lejojmë askënd të hyjë. Duhet të jemi të gjithë në revoltë ndaj këtij sistemi rregullash burokratike. Kur kjo revoltë të përhapet në Europë atëherë do të flasim për pakte. I vetmi kryeministër që mbijetoi nga 2015 prej krizës migratore në Europë jam unë. Sepse duhet të mbrojmë shtëpinë tonë, njerëzit tonë. I propozoj të gjithëve ta lënë këtë xhungël deng rregullash dhe të mbrojmë kufijtë tanë,” tha Orban.