Kandidatja për kryetare bashkie në Durrës, Valbona Sako, në cilësinë edhe të presidentes honorifike të Aleancës Franceze në Durrës, reagon lidhur me një deklaratë të ditës së sotme të Bindjes Demokratike dhe një fotoje të publikuar nga koordinatori i saj Astrit Patozi.
Kandidatja Sako kërkon të sqarojë opinionin publik se fotoja në të cilën ajo është vënë në rreth nga Patozi është prerë nga njëra prej fotove zyrtare të aktivitetit të zhvilluar në datë 21 shtator 2017.
Gjatë atij aktiviteti, ishte e pranishme në Durrës, ambasadorja franceze në Shqipëri, Christina Vasak.
Fotoja origjinale është kjo më poshtë:

Ambasadorja franceze Vasak zhvilloi në atë kohë një takim në bashki me kryebashkiakun Vangjush Dako dhe mori pjesë në hapjen e qendrës Aleanca Franceze në Durrës.





