Pak pasi ka përfunduar procesi i numërimit të të gjitha kutive të votimit për bashkinë e Durrësit, kryetarja e ardhshme e bashkisë së durrsakëve, Valbona Sako, që rezultoi fituese si kandidate e Aleancës për Shqipërinë Europiane, ka një mesazh falënderimi për të gjithë mbështetjen që ka marrë gjatë gjithë ditëve të fushatës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Sako falënderon ata që i besuan drejtimin e qytetit, për të cilin siç thotë ajo, do ta menaxhojnë së bashku duke nisur nga sot.

“E ardhmja fillon tani! Së bashku do të bëjmë realitet programin e të ardhmes për Durrësin që duam”, përfundon mesazhin e saj Sako.

Valbona Sako rezulton fituese me 34 026 vota, kundrejt kandidates rivale të Bindjes Demokratike, Valbona Sakollari, e cila arriti të mbledhë 3629 vota.