Me fjalë të ndjera për prindërit e saj që nuk jetojnë më, ish-kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, ka shpërndarë një status emocional në rrjete sociale ku kujton nënën e babanë dhe ndikimin e fuqishëm që ata patën në jetën e saj.

Teksa përshkruan vlerat pozitive që mbartnin prindërit e saj fisnikë, shpreh mirënjohjen për gjithçka që ata bënë në jetë.

“Ndjehem e bekuar, krenare e me fat, që ju jeni prindërit e mi fisnik, dinjitoz, të mençur, të mrekullueshëm, tepër të veçantë e në përsosmëri të dy. Që e donit njëri-tjetrin hyjnisht, që jeta juaj ishte paqe e sakrifica për familjen. Nuk gjej fjalë të mjaftueshme për të përshkruar se sa të rëndësishëm ishit dhe çfarë ndikimi të fuqishëm kishit në jetën time. Me mall, dashuri e mirënjohje, ju falënderoj, që sa e rëndësishme dhe e shenjtë ishte familja për Ju, për veprat që Ju keni lënë dhe për gjithçka që bëtë në jetë”, shkruan Sako krahas kësaj fotoje.