Në kuadër të Kongresit Botëror të Aleancave Franceze, presidentja e Aleancës Franceze Durrës, Valbona Sako u ftua në pallatin Élysee (Francë) nga presidenti Emmanuel Macron.

Drejtuesit e Aleancave Franceze në mbarë botën dhe partnerët institucionalë të rrjetit takohen me këtë rast për të diskutuar dhe reflektuar mbi të ardhmen e Aleancës – vlerat dhe modelin e saj.

Me këtë shkak, Aleanca e Durrësit ka bërë një analizë të futjes së gjuhës frënge në strukturën lokale.

Nga analiza rezulton, se në Durrës funksionojnë 70 shkolla, në 35 prej të cilave mësohet frëngjishtja si gjuhë e huaj.

Numri i përgjithshëm i nxënësve, nga 9 vjeç deri në 18 vjeç është 17999 (studentë) dhe 6805 prej tyre mësojnë frëngjisht.

Kjo përbën 37.8% të studentëve në rajon.

Numri i mësuesve të gjuhëve të huaja (anglisht, frëngjisht dhe italisht) është 205 dhe 46 (22%) janë mësues të frëngjishtes.

Këto shifra i detyrohen një politike në favor të shumëgjuhësisë së Drejtorisë Rajonale të Arsimit Durrës.