- Edhe pse ka provuar disa zhanre të televizionit, futbolli nuk ka qenë asnjëherë një pasion i saj. Pikërisht në një fushë të gjelbër missi i parë shqiptar, Valbona Selimllari ka vendosur të shfaqet si imazh i Akademisë së Futbollit, ku edhe ka përgëzuar miqtë e saj, dy ish-futbollistët Redi Jupi dhe Alban Bushi.
30 janar 2015 – “Më në fund Akademia e Parë e Futbollit në Shqipëri me standaret e UEFA-s dhe FIFA-s për fëmijët 5-19 vjeç ku trajnohen nga një staf profesionist”, shkruan Selimllari, ndërkaq nuk nguron t’u përgjigjet pyetjeve në faqen e saj, madje edhe t’u ofrojë asistencë për ata që duan numrat kontakti.
Nuk e dimë ende më siguri se pse gjithë ky interes i Valbonës për futbollin u zgjua tani, por ka gjasa që gjithë kjo lidhje duhet të jetë ose një pasion i ri, ose i ruajtur sekret…!





