E ftuar në studion e “Pasdite në Top channel”, Vlabona Selimllari rrëfeu sesi ëhstë të punosh në Bashkinë e Tiranës, ku ajo është punësuar së fundmi si këshilltare e kryetarit Erion Veliaj. Me lot në sy dhe tepër e prekur, ajo tregoi ndër të tjera për takimet e saj me fëmijët në Qendrat Sociale.

“Ata që duken aq të këqinj në rrugë, në fakt janë kaq të mirë, mjafton të dish si t’u flasësh.”- u shpreh ish-Miss Albania, duke theksuar se sa shumë ishte prekur për faktin që ata e njihnin si figurë publike dhe donin të qendronin vetëm me të.

Pasi komplimentoi disa herë Kryetarin e Bashkisë, e pyetur për aspektin politik të punës së saj, Selimllari u shpreh: “Unë nuk kam qasje politike. Unë jam nga ata që punojnë dhe që vlerësojnë atë që bëhet. Nuk ka rëndësi kush e bën.”

E pyetur nga moderatorja Jonida Shehu nëse i mbetet kohë për fëmijët mes gjithë këtyre angazhimeve, Valbona Selimllari u shpreh: “Më mbetet koh edhe për fëmijët, por do t’i kem edhe me vete.” Ajo shpjegoi se edhe fëmijët e  saj duhet ta prekin dhe ta njohin realitetin e vështirë. Përsa i përket shkeljes së privatësisë së tyre nga fotografët, ajo shpjegoi se do ta gjejë një mënyrë që kjo të mos ndodhë duke negociuar.