Nëse ka një personazh shqiptar, për të cilin publiku bie në një mendje unanimisht në preferencë, është pa diskutim ish-Miss Shqipëria, Valbona Selimllari, që edhe pas kaq shumë vitesh pasi ka marrë kurorën, është ende një nga femrat më të bukura shqiptare.

Kohët e fundit e kemi parë Valbonën të marrë pjesë në shumë evente të organizuara nga Bashkia e Tiranës, ku ajo ka nisur edhe punën si këshilltare dhe duket se e bën me shumë pasion dhe qejf njëkohësisht. Kjo na bëri disi skeptikë të mendonim se mos ndoshta Valbona e televizionit që pëlqejmë aq shumë largohet nga kjo fushë.

Por në fakt jo! Burime për Blitz.al, tregojnë se Valbona do të vijë me një format të vetin në “Ora News” shumë shpejt, edhe pse ende nuk janë zbuluar detaje nga ky emision. 

Ajo që dimë me siguri është se do të jetë Valbona në krye të emisionit dhe jo thjesht pjesëmarrëse në panele jurie, siç ka qenë te “Dance with me” në Tv Klan kohët e fundit. Mbajmë mend se emisioni “Nga e para” transmetuar në “Vizion Plus”, ku Valbona dhe ekipi i saj rregullonin shtëpitë për njerëzit në nevojë ka qenë ndër më të ndjekurit dhe këto lloje formatesh i rrinë shumë mirë bukuroshes shqiptare. Mbetet vetëm të mësojmë nëse emisioni i ri do të jetë diçka e ngjashme apo tërësisht tjetër gjë!