Vijon vala e arrestimeve në Durrës të personave të shpallur në kërkim. Tre shtetas, mes të cilëve dhe një grua, kanë rënë në prangat e efektivëve të Durrësit.
Shpresa Beqiri 54 vjeçe, Geri Hoxha 20 vjeç, banues në Durrës, dhe R. M. 16 vjeç, banues në Durrës, janë emrat e 3 të arrestuarve që ishin në kërkim nga uniformat blu.
Ndaj Shpresa Beqirit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me datë 21.07.2015, ka dhënë dënimin me 6 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi në sigurime”.
Ndaj Geri Hoxhës, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me datë 11.07.2015, ka dhënë dënimin me 1 muaj e 10 ditë burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Dhe ndaj 16-vjeçarit R.M., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me datë 11.12.2015, ka dhënë dënimin me 2 muaj burg për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”.





