Moti i egër goditi shtetet e Viktorias, Uellsit të Ri Jugor dhe Kuinsland më 25 dhe 26 dhjetor duke sjellë breshëri dhe shira të rrëmbyeshëm. Si pasojë e erërave të forta shpërthyen çatitë dhe u rrëzuan pemët në disa nga zonat më të prekura.
Numri i të vdekurve nga vala e motit të keq që goditi Queensland dhe Victoria, dy shtete në Australinë lindore, është të paktën nëntë.
Një grua 59-vjeçare u vra kur një pemë ra në Gold Coast, Queensland, ndërsa trupi i një vajze 9-vjeçare u gjet në Brisbane aty pranë. Gjithashtu në Queensland, në qytetin Gympie, humbën jetën një grua 40-vjeçare dhe një 46-vjeçare, ndërsa më parë një viktimë tjetër u gjet e pajetë në kampingun e Buçanit, në shtetin e Viktorias. Një 44-vjeçar ka humbur jetën pasi një degë ka rënë në zonën e Caringal.
Stuhitë në Australi pasojnë të nxehtin e fortë të pranverës që rezultoi me disa zjarre.