Austria tashmë ka njoftuar një mbyllje të plotë kombëtare që do të nisë nga e hëna.
Kjo masë e re është marrë pas valës së re të infeksioneve Covid-19.
Kancelari Alexander Schallenberg tha se izolimi do të zgjasë të paktën 10 ditë. Sipas tij, qeveria do të vendosë ligj për vaksinimin nga 1 shkurti 2022.
Keto masa po i përgjigjen një numri rekord të rasteve të reja të infektimeve. Po ashtu, Austria eshte vendi me një prej niveleve më të ulëta të vaksinimit në Evropën Perëndimore.





