12 nëntor 2015 – Nënkryetarja e Parlamentit, Valentina Leskaj e akuzuar vazhdimisht nga opozita dhe i është kërkuar të lërë mandatin pasi djemtë kanë marrë tendera ka folur për herë të parë për këtë çështje. “Djemtë e mi prej 20 vitesh kanë biznes dhe kanë hyrë para se të merresha unë me politikë”, tha ajo.
Leksaj gjithashtu tha se sa i takon tenderit të OSHEE-së ka njoftim publik për tërheqjen e djalit të saj nga konkurrimi dhe shtoi se shumë prej tenderave që kanë fituar kompanitë ku punojnë djemtë e saj janë dhënë nga qeveria “Berisha”. Ndër të tjera ajo tha se djali i saj edhe ka vite që merret me biznes jeton ende në një shtëpi që ka prej kohës së Enverit, e citon balkanweb.
“Djali im e ka ngritur në kohën tuaj biznesin. Deri sot s’ka një qindarkë para publike në punët e Arjan Leskajt. Më nxirr një letër që një qindarkë publike është përdorur në biznesin e tij, vetëm ka paguar taksa. Turp që i bien në qafë një prindi që e ka vajzën 18 vjeç që punon për të mbajtur familjen dhe që ka dalë e ka shitur në treg sepse mbeti pa punë”, tha Leskaj. “Të dy fëmijët e mi janë model, është turp edhe për këtë vend që djali imi cili ka investuar 8 vjet studime jashtë shtetit, ka ardhur këtu dhe ka ndenjur 8 vjet pa punë se ishit ju në pushtet. Çfarë duhet të bëjë? A jeni prindër juve këtu? Duhet të rrijë rrugëve? E ka refuzuar vetë ofertën e OSHEE dhe është tërhequr vetë që në tetor. Ja ku e keni edhe njoftimin në shtyp për anulimin e procedurës”.
/portali DurresLajm/





