Deputetja socialiste dhe njëherësh nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit Ilir Meta, në të cilën i kërkon që mandati i saj të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Mandati i deputetes Leskaj dhe gjithashtu i deputetit Rakip Suli janë kushti i opozitës për kthimin në Kuvend.

Letra e Leskajs pritet që të bëhet publike nga Ilir Meta në nisje të seancës plenare.