Elia Zaharia dhe princi Leka (i veshur me ngjyrë të kaltër) urojnë shqiptarët sot për Shën Valentinin.
Përmes urimit të saj në Instagram, Elia lë të kuptohet se e ka gjetur “shpirtin e saj binjak”, dhe thotë se kushdo që e ka gjetur, duhet ta mbajë si gjënë më të shtrenjtë.
“Ju uroj gëzuar Shën Valentinin! Qoftë dashuria udhërrëfyese në jetët tuaja! Për ata që e kanë gjetur shpirtin binjak, uroj ta mbajnë si gjënë më të shtrenjtë, ndërsa ata që ende e kërkojne, uroj ta gjejnë ashtu siç e ëndërrojnë.”
Edhe princi Leka uroi në Instagram-in e tij, ku gjithashtu publikoi një foto pranë Elias (këtu i veshur me një këmishë të kaltër).
“Të dashur miq, ju uroj të gjithëve gëzuar festën e Shën Valentinit. Uroj ta kaloni sa më bukur këtë ditë me të dashurit e zemrës.”