12 tetor 2014 – Ndërkohë që stafi i “Dancig with the Stars Albania 5” po përgatitet për edicionin e ri televiziv në “Vizion Plus”, në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë emra të ndryshëm konkurrentësh VIP që janë kontaktuar deri tani për këtë garë.

Personazhi i parë që ka dhënë konfirmimin si pjesëmarrës i “DWS” është modeli dhe finalisti i “Big Brother 7”, i cili po përgatitet ndërkohë fizikisht për të qenë  më në formë për këtë garë. Pas tij, emri i dytë i përmendur në rrjetet sociale është Tuna Sejdiu, këngëtarja nga Maqedonia, e cila këtë vit është bërë pjesë e polemikave dhe kundërshtive për atë që kolegët e  saj e kanë konsideruar “deliri i zogut”.

Direkt pas këtij lajmi ka qenë Valeri, ai që i shpall sfidë Tunës pas Fjolla Morinës. Me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, Valeri shkruan: “Edhe Tuna në ‘Dancing with the Stars Albania 5’  .

Duhet të luash këmbët dhe të kërcesh mirë shumë, dhe të lodhesh zemra. Sa për zogun , nuk të ecën këtu, ta ha unë. Nuk të fal unë… Valer Skifteri”. Edhe pse ende nuk është konfirmuar përfundimisht pjesëmarrja e Tunës në këtë garë kërcimi, Valeri i ka paraprirë situatës, duke i lënë të kuptojë se për Tunën kërcimi është një terren i panjohur.

Le të shohim se cilët do të jenë emrat e tjerë që do të kërcejnë në formatin që këtë vit do të moderohet nga Ami Toska dhe Drini Zeqo.  

/Panorama Plus/