Tiranë, 17 maj 2014 – Valer Kolnikajt, modeli nga Kopliku i Shkodrës, këtë javë ka vendosur të jetë i hapur, duke i shprehur shumë qetësisht ndjenjat Enkelejd Mezinit, konkurrentit tjetër që ka ardhur nga Athina për këtë lojë. Që në fillim të bashkëjetesës mes tyre ata gjetën mbështetje te njëri-tjetri me të gjithë banorët e tjerë kundër, fakt që i afroi edhe më shumë, edhe për strategji loje.
“Po, më tërhoqi sa e pashë fizikisht, dhe nuk e fsheh që Enkelejdi është person special për mua”,- u shpreh Valeri para banorëve të tjerë. Pas kësaj deklarate, banorët u bënë edhe më shumë kureshtarë për ta saktësuar këtë afeksion mes dy meshkujve, duke e pyetur Valerin nëse ai e do si vëlla, por Valeri ka kundërshtuar duke thënë: “Jo, jo, në asnjë mënyrë nuk e ndiej si vëlla dhe as si shok. Ajo që mund t’ju them, është se Enekelejdi tashmë është mik special në zemrën time”.
Më tej, biseda mes tyre vazhdoi në krevatin ku ishte shtrirë Enkelejdi, pranë të cilit shkoi dhe u shtri Valeri, duke qëndruar të dy me fytyrë nga njëri-tjetri. Enkelejdi nuk e kundërshtoi, duke preferuar ta vazhdojë si argument në prani edhe të banorëve të tjerë. Duke i parë ashtu të shtrirë në të njëjtin krevat, banorët komentonin se më në fund erdhi dita që Valeri të jetë në të njëjtin krevat me Enkelejdin. Ndërsa Visari nga Prishtina u afrohej duke u bërë zemra e sinjale me duar, njësoj si një çifti të dashuruar.
Edhe pse Enkelejdi ka vazhduar lojën e komenteve “Në shtrat me Valerin”, në dhomën e rrëfimit ai është shprehur ndryshe për këtë afrimitet të nxitur nga Valeri. “Kur e mendoj seriozisht qëllimin e tij ndaj meje realisht më përzihet, por si shaka e pranoj të përfshihem pa problem”,- ka pohuar ai.
Dy djemtë, të cilët nga ana tjetër kanë hyrë me statusin “të martuar”, që në fillim nuk i fshehën alenacat me njëri-tjetrin. Nuk kishin kaluar vetëm disa ditë kur ata filluan të zgjoheshin shumë më herët se banorët e tjerë, du ke i thënë njëri-tjetri t “mirëmëngjes” me puthje. Ky afrimitet mes tyre u nuhat nga banorët e tjerë, të cilët e komentuan as më shumë e as më pak si një marrëdhënie “gay”. Por, ndryshe nga Valeri, Enkeljedi ka deklaruar se është fanatik i qenies femërore dhe seksualisht e tërheqin vetëm femrat.





