25 prill 2015 – Vali Corleone ka zbuluar mbrëmjen e djeshme sekretin e jetës së tij, të cilin nuk e dinte askush.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, 32-vjeçari nga Gjilani, tashmë shumë i njohur si personazh për shkak të pamjes tipike me tatuazhe dhe jetës luksoze, rrëfeu për herë të para se ai ishte birësuar nga prindërit shqiptarë nga Kosova.
Valentino lindi në vitin 1983 në Siçili nga dy prindër me prejardhje nga fshati Corleone. Babai i tij u vra në kohën që e ëma, Maria, ishte shtatzënë, të cilën e vranë pas lindjes së Valit.
Babai adoptues nga Kosova, e kishte marrë nga spitali ku ai lindi në Itali. Familja e cila e ka birësuar, pësoi një tragjedi, pasi fëmija i cili lindi në të njëjtin vit me Valin, ndërroi jetë.
“Këtë histori “princi” i Gjilanit e ka zbuluar vetëm para 7 vjetësh.
Pas rrëfimit të këtij sekreti, Vali Corleone nuk kishte si të mos jepte ndonjë deklaratë interesante, edhe për detajet e jetës së tij intereasante.
“Kam blerë 736 hektarë tokë në planetin Mars. E kam komshi Kim Jong-un (Presidenti komunist koreano-verior). Tokën në Mars ma ka blerë e dashura ime miliardere ruse. Makinat ‘Hammer’ do ja fal Papa Françeskut”, tha Vali.
Ndërsa në lidhje me historitë e tij aq shumë të përfolura me femrat, tha që nuk ka nevojë për to, pasi e ka mbyllur atë faqe.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/