Një valixhe e dyshimtë është gjetur në qendër të Fierit pranë një marketi.

Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë në këtë zonë, ndërsa thotë se janë njoftuar forcat xheniere për të kryer veprimet e mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISE
Në orën 10:30, jemi njoftuar se në lagjen “Apollonia”, Fier në anë të rrugës është konstatuar një valixhe e mbyllur.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin.

Janë njoftuar forcat xheniere për të kryer veprimet e mëtejshme.