Tango është i mbushur me përqafime, të cilat krijojnë iluzionin e një marrëdhënieje të dashurisë, prandaj me të madhe përdoret për qëllime terapie.
Tango është vallëzim, i cili është një kënaqësi që shijohet edhe për shikuesit, ashtu si edhe për vetë valltarët, të cilët mbështeten në njëri-tjetrin dhe mbahen në përqafim, gjë që krijon iluzionin e marrëdhënies së dashurisë.
Pikërisht për këtë arsye ekspertët besojnë që tango është vallëzimi më i shëndetshëm dhe më i veçantë për shkak të nxitjes së ndjenjave, të cilat nuk mund t’i nxisë asnjë tjetër.
Afërsia e domosdoshme për vallëzimin e tangos mundëson efekte terapike në personat që
ndihen se nuk i do askush, të lënë dhe të vetmuar, ndërsa pacientët pas vallëzimit ndihen më mirë dhe përparojnë më lehtë në shërimin e vet.
Vetëm një orë vallëzim në ditë redukton halucinacionet e të sëmurëve psikikë, i fokuson më mirë dhe u jep koncentrim, të cilin përndryshe nuk e kanë, ndërsa në veçanti efekte të mira ka në personat më të vjetër të vetmuar.
Sigurisht, paramendojeni se sa efekte pozitive tango ka tek personat e shëndetshëm, të cilëve u ndihmon të sekretojnë më shumë hormone të kënaqësisë, duke sjellë disponim dhe shëndet më të mirë.
Prandaj shpejtoni të mësoni tango së bashku me partnerin ose partneren dhe shijojeni bashkë.