Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të kenë ‘Vallëzimin e fundit’, me Inter Miami që konfirmoi një miqësore me Al-Nassr në shkurt të 2024.

Klubi i MLS-së, ka njoftuar se dy rivalët e përjetshëm do të jenë potencialisht për herë të fundit në karrierën e tyre të jashtëzakonshme.

Fituesit e 13 Topave të Artë do të përballen në Kupën e Riadit – që është pjesë e turneut të parë ndërkombëtar të Inter Miamit.

Inter Miami, i cili mirëpriti Messin në verën e 2023 dhe shijoi lavdinë e tij do të përballet me kryesuesit e Ligës Saudite, Al-Hilal në Kingdom Arena në Riad më 29 janar 2024.

Më pas ata do të përballen me Ronaldon dhe skuadrën e tij Al-Nassr në të njëjtin stadium më 1 shkurt. Liga saudite është kthyer atraktive, pasi luajnë yje si Milinkovic-Savic, Ruben Neves, Aleksandar Mitrovic, Kalidou Koulibaly, Sadio Mane dhe Aymeric Laporte.

Drejtori sportiv i Inter Miami, Chris Henderson u shpreh: “Këto ndeshje do të ofrojnë teste të rëndësishme për ekipin tonë, të cilat do të na ndihmojmë të jemi në formë optimale, teksa i afrohemi sezonit të ri. Jemi të emocionuar që ekipi ynë do të përballet me skuadra me aq cilësi sa Al-Hilal dhe Al Nassr”.

Messi dhe Ronaldo janë përballur me njëri-tjetrin në 35 raste – gjatë periudhave të tyre përkatëse në Barcelonë, Manchester United dhe Real Madrid. Fituesi i Kupës së Botës Katar 2022, ka triumfuar në 16 raste, krahasuar me 10 sukseset e Ronaldos.

Ikona argjentinase ka regjistruar 21 gola dhe 12 asistime në ato ndeshje, ndërsa superylli portugez e ka gjetur objektivin në 20 ndeshje.