Valsi i sulmuesve në Evropë ka nisur. Dhe mund të përfshijë edhe ekipet italiane. 

Mbi të gjitha Interin dhe Juventusin sepse tani edhe Tottenham po kërkon një sulmues, pasi Harry Kane do të bashkohet me Bayern.

Është e pashmangshme të mendohet menjëherë për Romelu Lukaku, në mosmarrëveshje me Chelsean.

Belgu është jashtë planeve të bluve, të cilët nuk i kanë caktuar as numrin e fanellës për sezonin e ardhshëm. 

Në letër, Spurs tani mund të përfaqësojnë një litar shpëtimi për 30-vjeçarin nga Antwerp: pista e Juves (pikërisht shkëmbimi me Vlahovic) është ftohur dhe ekipin e Ah-Ahli nuk e ka emocionuar kurrë Big Rom.

Me 110 milionë eurot e grumbulluara nga Kane, Tottenham nuk do ta kishte problem të plotësonte kërkesat e Chelseat. 

Gjithsesi duhen kuptuar dëshirat e sulmuesit, i cili deri më tani ka vendosur të rikthehet në Serie A. 

Është e qartë se jemi përballë një piste sugjestive, sigurisht më shumë se ajo e Taremit, një goditje e mundshme në dorë për Spurs, për të cilin Porto kërkon 30 milionë euro. 

Afrimi i iranianit do të komplikonte planet e Interit: 30-vjeçari është në listën e Marotta-s në rast se Balogun nuk bëhet zikaltr.

Më në fund, mbani një sy në rrugën e Vlahovic. Nëse Tottenham do të joshte Dusan me një ofertë prej milionash, bardhezinjtë do të kishin paratë e mjaftueshme për të afruar Lukakun, të preferuarin e Allegrit. 

Pra, në balancë, lëvizjet e ardhshme të londinezëve do të ndikojnë shumë edhe në ato të Juves dhe Interit.

Bazuar në goditjen e radhës nga Spurs, do të zbulohen objektivat reale të dy klubeve të mëdha italiane në këto javët e fundit të merkatos.