Klubet e mëdha europiane janë në kërkim për të gjetur timonierin që do t’i drejtoj sezonin e ardhshëm.

Liverpool ka zgjedhur të ndryshojë, por post-Klopp vjen menjëherë Arne Slot i Feyenoord.

United, nga ana tjetër, duket se synon një ndryshim në stol, por është në pritje të finales së FA Cupa të shtunën për të parë nëse do t’i japë një tjetër shans Ten Hag.

Ndërkohë janë ende tri klube të mëdha të futbollit europian që kërkojnë një emër të ri për stolin. Chelsea i është bashkuar Bayern Munich dhe Barcelonës, pasi njoftuan ndarjen me Pochettino-n.

Inline image

Bavarezët po përjetojnë një pranverë  të vështrië, me një sërë emrash që mbushin faqet e gazetave. Afrimi i Roberto De Zerbit në klubin më prestigjioz në Bundesligë dukej i sigurt, pasi ai i dha fund lidhjes me Brighton.

Por më pas drejtori sportiv i Bayern saktësoi se trajneri i ri nuk do të jetë italian.

Favorit i madh për momentin, është Vincent Kompany, i cili e mbylli sezonin e kaluar me Burnley-n, që zbriti në Championship, por tregoi futboll veçanërisht brilant me një skuadër sigurisht jo në nivelin e Premier League.

Gjermanët do të donin të fillonin një rrugë të re me të, krejtësisht ndryshe nga ajo e viteve të fundit. Jo më trajnerë të mëdhenj, por me perspektivë për të dhënë ide të reja nga pikëpamja e lojërave.

Në Barcelonë, pas kthimit Xavi foli publikisht për problemet ekonomike të kompanisë dhe tani nuk është në planet e klubit.

Rafa Marquez, zgjidhja klasike e brendshme duke qenë se ai drejton Barça B, nuk është plotësisht bindës dhe, siç raporton Mundo Deportivo, janë rritur ndjeshëm përqindjet e Hansi Flick, i cili ka refuzuar Chelsean pikërisht sepse do të ishte një hap larg katalanasve.

Dhe, duke folur për blutë e Londrës, lamtumira me Pochettino i ka hapur rrugën një trajneri të ri në stol.

Inline image

Chelsea po bën vlerësime të shpejta dhe edhe nëse sugjerimet për rikthime si Conte, Mourinho dhe Tuchel, janë gjithmonë të pranishme, drejtuesit po shkojnë drejt një emri të ri me ide novatore.

Nga Rúben Amorim te Sebastian Hoeness dhe Michel, krijuesit e zbulimeve të sezonit evropian të Shtutgart dhe Girona.