Halit Valteri ka folur për mediat pas përplasjes që pati me deputetin Damian Gjiknuri duke thënë se ishte ai që e nxori nga Kuvendi duke e kërcënuar në telefon. Valteri shpërtheu me fjalë ofenduese ndaj Gjiknurit duke thënë se nuk trembet prej tij dhe se Rama duhet ta tërheq atë.
“Unë nuk jam një idiot që të dal nga seanca dhe t’i drejtohem një deputeti, me telefon dhe me kërcënoi mos u merrni me mua. Gjiknuri më tha që ‘nuk më njeh, mos u merr me mua’. Rama ta tërheqë këtë qen bir qeni. Unë dhe familja ime e kemi treguar si i trajtojmë mbeturinat. Kjo parti me fekale do të përfundojë me 30 deputetë. PS ka blerë deputetë për të kaluar Kodin e ri zgjedhor. Gjiknuri vodhi 100 mln €, ja mere Guruja nga 5 mln sa herë i takon gruan“, tha Valteri
Në një kohë në seancën e Kuvendit tensionet janë të larta mes mazhorancës dhe opozitës ku pritet që të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tensioni ka vijuar edhe jashtë ambienteve të parlamentit mes deputetit të opozitës dhe atij të PS-së.
Deputeti i opozitës në parlament Halit Valteri ka tentuar t’i gjuajë deputetit të PS, Damian Gjiknuri. Konflikti mes tyre ka vijuar për pak minuta, ndërsa është dashur ndërhyrja e disa deputetëve për t’i ndarë.
Përplasja ka qenë e aspër me fjalë, ku gjuha e trupit të Halit Valteri ishte mjaft kërcënues, sa në një moment u duk sikur po tenton t’i gjuajë Gjiknurit, por që situatë është qetësuar pas ndërhyrjes së deputetëve deh Gardës që ndodheshin aty.





