Stoli i Ernesto Valverdes ka nisur të lëkundet, teksa në orët e ardhshme mund të vijë edhe shkarkimi i tij nga stoli i Barcelonës.Humbja në ndeshjen e djeshme ndaj Atletiko Madridit në gjysmë-finalen e Superkupës së Spanjës, ka bërë që drejtuesit të fillojnë të mendojnë shkarkimin e teknikut spanjoll. Tashmë drejtuesit po mendojnë për të gjetur zëvendësuesin e Valverdes dhe kanë nisur kontaktet e para.
Sipas “RAC1”, drejtori sportiv Erik Abidal, së bashku me CEO-n Oskar Graun, janë takuar me një legjendë të Barcelonës, siç është Ksavi Hernandez. Pikërisht arsyeja e këtij takimi mendohet se është, për t’i besuar drejtimin e ekipit Ksavit. Përgjigja e këtij të fundit nuk dihet ende, por me shumë mundësi do të ishte pozitive, kjo për shkak edhe të asaj që ka dhënë për këtë klub.





