Ernesto Valverde duket se po kalon orët e fundit në krye të stolit të Barcelonës. Dështimi që skuadra përjetoi në fundin e këtij sezoni do të kushtojë shtrenjtë dhe numri një i katalanasve do të paguajë faturën në fund: shkarkimin.
Lojtarët tregojnë mbështetjen për të në deklaratat që japin për mediat dhe presidenti Bartomeu gjithashtu, por gjatë kësaj kohe do të ketë një takim mes drejtuesve për të vendosur të ardhmen. Pak ditë më parë raportohej se problemi kryesor ishte mungesa e alternativave për stolin, por duket se në tavolinë është një listë për të përzgjedhur pasardhësin e Valverdes.
Nuk është shumë e gjatë, por ka profile interesante për të nisur projektin me skuadrën katalanase.Bëhet fjalë për katër trajnerë, të cilët mund të përshtateshin menjëherë dhe mund ta rikthenin ekipin në shinat e duhura për të tentuar fitoren e Ligës së Kampionëve. Mes tyre edhe ishtrajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri.
Ky i fundit ndërpreu kontratën me bardhezinjtë dhe është i hapur për të dëgjuar ofertat.Një trajner që nuk pëlqehet nga tifozët, por ka eksperiencë ndërkombëtare dhe di se si fitohen titujt. Kuman është dëshira tjetër, por duket e vështirë që ta shkëpusësh nga aventura me Holandën.
Roberto Martinez gjithashtu pëlqehet nga drejtuesit katalanas dhe Erik Ten Hag mund të marrin drejtimin e Barcelonës. Ky i fundit bëri një ecuri fantastike me Ajaksin në Champions dhe u eliminua në mënyrë dramatike nga Totenhemi.





