LONDER– Robert Pattinson dhe Kristen Stewart janë ndarë për herë të dytë pak muaj pasi çifti u bashkua përsëri.
Çifti i filmit të suksesshëm “The Twilight” i kishte dhënë fund lidhjes së tyre katër vjeçare në korrik të vitit të kaluar, kur Kristen pati një aferë me regjisorin e martuar, 42 vjeç, Rupert Sanders.
Ata u ribashkuan në muajin shtator dhe kanë marrë pjesë së bashku në premierën e episodit final të “Twilight”. Por tani Pattinson ka vendosur që të ndahet nga Steëart, pasi lidhja e tyre nuk po shkonte siç duhej.
Zemërthyesi britanik, 26 vjeç, i ka thënë asaj se ata do të ishin më mirë të qëndronin vetëm shokë.
“Ajo shkoi në Los Angeles që ta shoqëronte Robin në ‘Golden Globes’, mirëpo ai i kishte thënë se dëshironte të shkonte vetëm”,- i ka thënë një burim gazetës The Sun.
“Kristen është e mërzitur, por e kupton atë. Ajo po shpreson që ai do të kthehet përsëri dhe koha do t`i shërojë plagët”.
I njëjti burim ka thënë se Pattinson kishte shumë presion pasi u bashkua me Stewart, ndërsa shokët i kërkuan që të fokusohej në karrierën e tij.