Marco van Basten ka mbështetur Arne Slot për të zëvendësuar Jurgen Klopp te Liverpool-i.

Pasi udhëhoqi Feyenoord drejt titullit të tyre të parë në kampionat sezonin e kaluar, Slot u kërkua nga Tottenham, por 45-vjeçari zgjodhi të nënshkruajë një kontratë të re trevjeçare me klubin holandez.

Slot ka shijuar sukses të mëtejshëm këtë sezon pasi ai udhëhoqi Feyenoord drejt fitimit të Kupës së Holandës në fundjavë.

Holandezi tani është lidhur shumë me një lëvizje te Liverpool pasi klubi po kërkon një zëvendësues për Klopp.

“Unë mendoj se ai është vërtet i mirë për Liverpool-in. Shpresoj që ai të qëndrojë më gjatë në Holandë sepse është një pasurim për futbollin holandez. Ai vërtet mund të shkojë kudo te Bayern, Liverpool… Unë jam vërtet i bindur për këtë”, tha Van Basten.

Ish-sulmuesi i Milanit, shpejgon përse Arne Slot është trajneri i duhur për një klub të madh si Liverpool apo Bayern.

“Kam folur me të disa herë dhe mendoj se ajo që bën dhe ajo që sheh është shumë e fortë. Ai shkon shumë mirë me grupin e lojtarëve, është i aftë taktikisht, mund të shpjegojë mirë gjërat dhe është i qetë dhe inteligjent. Mendoj se ai mund të shkojë në çdo klub, madje edhe në klubet shumë të vështira, sepse është shumë inteligjent. Ai ka shumë cilësi dhe këtë e tregon në çdo nivel.  Ai fillimisht e bëri atë në AZ, dhe tani në Feyenoord. Dhe Feyenoord është një klub vërtet i komplikuar. Ka tri vite që ia del mirë, ndërsa PSV dhe Ajax kanë shumë më tepër opsione për para. Slot vërtet mund të përshtatej kudo. Nëse ju merrni AZ dhe Feyenoord për të luajtur futboll, ju merrni gjithashtu klube të mëdha si AC Milan për të luajtur futboll. Ju mund të shihni qartë dorën e tij ku ai është trajner. Unë mendoj se do të jetë edhe më e lehtë për të në një nivel më të lartë, sepse ai ka lojtarë më të mirë që i kuptojnë më shpejt idetë e tij. Gjithashtu ai është i zgjuar për të menaxhuar lojtarët kokëfortë”, dekalroi van Basten.