Louis Van Gaal akuzon FIFA-n dhe e bën atë drejtpërdrejt. Sipas ish-trajnerit të Holandës, triumfi i Argjentinës në Kupën e Botës 2022 në Katar u vendos në tavolinë nga drejtuesit më të lartë të futbollit botëror.
“Unë nuk dua të them shumë për këtë çështje. Kur shihni se si Argjentina i shënon golat dhe si i arrijmë ne golat, dhe se si disa lojtarë të Argjentinës e kaluan kufirin dhe nuk u ndëshkuan, atëherë mendoj se ishte një lojë e paramenduar”, tha trajneri i eliminuar nga “Albiceleste” në çerekfinale.
Van Gaal, duke folur për Nos, përforcoi idenë e tij: “Jam serioz për gjithçka që them. A duhej të bëhej Messi kampion bote? Unë me të vërtetë kështu mendoj”.





