4 dhjetor 2014 – Mund të ngjasojë si një shpikje, por në fakt është realitet.
Trajneri i Manchester United, Luis Van Gaal ka kontraktuar një shoqëri sigurie për të survejuar qiellin në kërkim të droneve që mund të fluturojnë sipër fushës stërvitore të skuadrës së tij për të spiunuar sesionet përgatitore të ekipit anglez. Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik The Sun.
Shoqëria e sigurisë që është kontraktuar nga Manchester United veç të tjerash ka kontrolluar ambientit e kompleksit Carrington në kërkim të çfarëdo lloj instrumenti apo objekti që mund të mbledhë informacione sekrete. The Sun ngre pyetjen nëse ajo e Van Gaal është një paranojë, dhe përgjigja është ndoshta po, por një paranojë e tillë sipas tabloidit britanik mund të justifikohet nga kthimi i dronit fluturues në një objekt mode në futboll që kur objekti fluturues u shfaq në stadiumin e Beogradit në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.





