Policia britanike njoftoi sot se ka arrestuar një burrë, të dyshuar për shkatërrimin e shtatores së ish-kryeministrit Winston Churchill në Londër gjatë natës. Shtatorja ishte mbuluar me graffiti me mesazhe pro-palestineze.

Sipas pamjeve të shpërndara nga mediat, në bazën e shtatores ishte shkruar “Kriminel lufte sionist”, ndërsa vetë figura e Churchill ishte mbuluar me ngjyrë të kuqe. Po ashtu, mesazhe të tjera ishin shkruar, duke përfshirë “Liri për Palestinën” dhe “Ndaluani Gjenocidin”.

Në mëngjes, grafitit ishin hequr nga baza e shtatores dhe ekipet e pastrimit po punonin për të larguar mbeturinat e tjera të grafiteve, që ndodheshin në Sheshin e Parlamentit, përpara ndërtesave të Parlamentit, në zemër të kryeqytetit, sipas një gazetar të Agjencisë Franceze të Lajmeve.

Policia Metropolitane e Londrës njoftoi se kishte arritur në vendngjarje “brenda dy minutash nga njoftimi, pak pas orës 4:00 të mëngjesit.” Ata shtuan se një 38-vjeçar u arrestua me dyshimin për shkatërrimin e pasurisë së huaj me motive raciste.