Vanessa Bryant, bashkëshortja e legjendës së basketbollit Kobe Bryant ka marrë një vendim drastik, të cilin e ka ndarë me ndjekësit nëpër rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Instastory ajo ka treguar se ka vendosur të bllokojë të gjitha adresat e fansave të Kobe-it në rrjete sociale dhe kjo jo për arrogancë, por lëndohen edhe më shumë kur shohin fotot e basketbollistit me vajzën, pasi humbja e tyre do i shkaktojë dhimbje përgjithmonë.
“Faleminderit shumë për dashurinë! Unë dhe Natalia fatkeqësisht jemi detyruar të bllokojmë të gjitha faqet e fansave sepse ka qenë shumë e vështirë të futesh online dhe të shikosh vazhdimisht foto të të dashurve tanë, Gigi dhe Kobe. Bllokimi i faqeve të fansave ka ndihmuar në ndryshimin e algoritmit. Ju duam, por ju lutem kuptojeni që na u desh ta bënim këtë për t’u shëruar, jo sepse nuk ju vlerësojmë”, shkruan Vanessa.





