Violinistja e muzikës klasike, Vanessa-Mae, po bën një pushim nga muzika me shpresë që të përfaqësojë Tailandën në lojërat olimpike dimërore në vitin 2014.
34 vjeçja ka bërë të ditur se do të pushojë për një vit në mënyrë që ajo të ketë mundësi që të trajnohet për lojërat e ardhshme, të cilat do të zhvillohen në Sochi të Rusisë në shkurt të vitit të ardhshëm.
“Njerëzit befasohen kur më shohin mua duke skijuar, një violiniste klasike, orientale, e cila ka jetuar në qytet gjatë gjithë kohës së saj. Por ka qenë ëndërr e imja që të jem në ski që prej moshës 14 vjeçare. Për këtë gjë jam shumë e vendosur. Natyrisht ka rreziqe që mund të thyejë diçka por jeta është shumë e shkurtër dhe ti duhet të ndjekësh atë çka do. Të kualifikohem për Olimpiadë me hobin tim do të ishte një ëndërr që do të më bëhej realitet”.
Vanessa-Mae Cnakorn Nicholson është qytetare britanike por mban pasaportë tajlandeze për shkak të babait të saj, Vorapong Vanakorn, i cili është qytetar i shtetit aziatik dhe shpreson që atë ta bëjë krenar.
“Dëshiroj që të garoj për Tailandën pasi që atje është një pjesë e imja të cilën kurrë nuk e kam pasur, të jem tajlandeze. Babai im, si shumë tajlandezë, kurrë nuk ka skijuar, por ai është shumë i gëzuar që unë po e bëj këtë, siç është edhe Komiteti Olimpik i Tailandës”.
Ylli i klasikes synon që të kthehet përsëri në skenë pasi që ajo t`i shfaqë ambiciet sportive.
“Është koha për albumin e ri, por duke e bërë këtë do ta kem një perspektivë të re. Duke jetuar ëndrrën si një skiatore është e mrekullueshme, por puna më e mirë është të jesh në skenë duke bërë muzikë”.