Profesor Vangjeli është në krye të detyrës.
Mbi shtratin e amifitetarit, në zbulimin më të madh të jetës së tij dhe në dhuratën e paçmuar që një shkencëtar mund ti bëj qytetit.
Një hapsirë gjigante e mbuluar nga vitet, por e zbuluar nga njeriu.
Me modesti, në këtë pakt të bërë me arkivat, profesor Vangjeli na përgjigjet nga thellësia e kohës, vitit 1998.
-Profesor, a mendoni se Durrësi ka shumë objekte të tilla me këtë vlerë?
-Durrësi është i mbushur me objekte të tilla, është plot e përplot.
-Keni pasur përkrahje nga qytetarët e tjerë të Durrësit, pasionant për objektet arkeologjike?
-Mua më kanë ndihmuar njerëzit e mi të afërm, që i mora për të gërrmuar.
-Profesor Vangjeli, cilat janë disa nga ngjarjet më të paharruara të jetës tuaj?
-Emocionet më të fuqishme të jetës time i kam kaluar nga ky zbulim arkeologjik.
Gjatë zbulimeve, sidomos në zonën pas Pallatit të Kulturës, profesor Toçi tregon sa pak të interesuar ishin njerëzit e kohës, për zbulimet e tilla.
“Sekretari i partisë, vjen dhe më thotë ç’të duhen këto pllaka. Merri dhe mbaji në shtëpi. Ndërsa unë iu përgjigja se nuk do t’i mërrja, sepse janë të vendit tim”.
Profesor Vangjeli, ka edhe një histori me bibliotekën e qytetitit.
“I hyra vetë mbledhjes në seri të librave. Fillova nga librat e zakonshëm tek encikolpeditë. Dikush më ndihmoj me disa franga për të blerë libra, dhe kam shkuar deri në Fier për të mbledhur 37 vëllimet e enciklopedisë më të famshme në botë në atë kohë”.
Nuk mbarojnë kontributetet e profesor Vangjelit… të tjera rrëfime në episodin e rradhës.
H.H