Videoskandali seksual i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit vijon të jetë në qendër të vemendjes publike, për shkak të detajeve të reja të dala nga hetimet.

Një ditë më parë u bënë publike edhe bisdat mes Alma Kaçit dhe një personi tjetër, i cili dyshohet se mund të jetë personi që bëri publike videon.

Lidhur me këtë temë analisti Lorenc Vangjeli deklaroi në emisonin “Të Paekspozuarit”, theksoi se seksi oral i Gjicit me Alma Kaçin është seksi oral më i shtrenjtë në Shqipëri, për të cilat janë paguar disa qindra mijëra euro.

Vangjeli tha se shantazhi ndaj ish-zyrtarit nuk është bërë vetëm për përfitime materiale, por edhe për qëllime politike.

Shantazhi nuk është vetëm për përfitime materiale, por të llojeve të ndryshme. I shërbehet parasë. Ende nuk ka prova, por ajo që thuhet është që ky ndoshta është seksi oral më i shtrenjtë në Republikën e Shqipërisë, disa qindra mijëra euro.

Ky është përfitimi i parë.

I dyti është politik. Ra një bashki e rëndësishme ne veri dhe pati një komponent të qartë politik.

Transkripti që nxorrët, gjithmonë duke marrë për bazë faktin dhe duke e vënë në dyshim, që është apo jo i saktë, ka shumë gjasa të jetë.

Ndoshta edhe më i gjatë se aq dhe me të vërteta të tjera që mund të thuhen më pas.

Edhe aq, rrëfen disa gjëra. Duke nisur me pyetjen e madhe, kush e ka realizuar?

Kjo e rrëzon idenë që audio është përgjuar nga organet ligjzbatuese. Logjika e kërkon, që vajza, në kushtet e mungesës së besimit ndaj partnerit të saj anonim, personazhi A, vajza besohet që është autorja e regjistrimit të kësaj audio.

Si ka rrjedhur? Pak rëndësi ka.

Ka qenë një mënyrë për vetëmbrojtje të kësaj vajzës.

Bashkëbiseduesi rrezikon zbulimin e identitetit dhe zbulimin e rolit të tij”-tha Vangjeli.