Vëmendja për të mbikqyrur numërimin e votave të kutive të votimit në KZAZ-në nr.21, tek pallati i sportit ka mbledhur në këtë godinë eksponentë të rëndësishëm të të majtës dhe të djathtës.
Thuajse në të njëjtën kohë, në këtë KZAZ që mbulon njësitë administrative Ishëm, Manëz, Sukth, Katund i Ri dhe Rrashbull, kanë mbërritur ish-kryebashkiaku Vangjush Dako dhe drejtuesi politik i PD-së, Edi Paloka. Theksojmë se numërimi në këtë KZAZ rinisi para pak minutash, pas disa orë ndërprerjeje.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit është shfaqur mes mbështetësve të PS-së, ndërsa kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD për qarkun Durrës ka mbërritur në pallatin e sportit, i shoqëruar nga nënkryetari i PD Durrës, Pëllumb Berisha. Paloka pritet të japë pas pak minutash, edhe një deklaratë për mediet.





