Sekretari i Çështjeve Ligjore në PD, Çlirim Gjata ishte i ftuari i mbrëmjes së sotme në studion e SYRI.net.
Duke folur në lidhje me përgjimet e publikuara nga Zëri i Amerikës, Gjata u shpreh se ishte shkruar fleta e arrestit për Vangjush Dakon, por e bllokoi Edi Rama.
‘U shkrua fleta e arrestimit për Vangjush Dakon, sepse ishte prokurorja e Krimeve të Rënda Donika Prela, që u ndalua nga Edi Rama.
Fletë arresti quhet kur miratohet në Gjykatë, por Rama ndaloi prokurorinë të arrestonte Dakon.
Ky ishte edhe shkaku që u shkarkua Fatmir Xhafaj, sepse nuk duhej të lejohej për të arrestuar kryebashkiakun e Durrësit dhe të tjerë të lidhur me Ramën.
Këtu Edi Rama i ka institucionet i ka në dorë dhe njerëzit e tij e dinë që nuk hynë në burg. Kjo situatë do të vazhdojë kështu, deri kur kjo qeveri të jetë në këmbë’,- u shpreh Çlirim Gjata përballë gazetarit Alen Xhelili.





