Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije për Durrëslajm se ish-kryebashkiaku Vangjush Dako ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit, për shkak të problemeve shëndetësore të shfaqura gjatë ditës së sotme. Për këtë arsye nuk është kryer ekzekutimi i vendimit ndaj tij. Sipas të njëjtave burime, nëse mjekët do të konfirmojnë se gjendja e Dakos është e mirë, do të kryhet ekzekutimi dhe më pas ai do të dërgohet në Tiranë.

Ndërkohë, burime zyrtare nga spitali bëjnë me dije se Dako ka pasur probleme shëndetësore, por aktualisht gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme.