5 qershor 2015 – Në emisionin “Studio e hapur”, kandidati socialist, Vangjush Dako, deklaroi se tashmë Durrësi është shtuar me 30 për qind më shumë të popullsisë. Ai e argumentoi me bashkinë e madhe, ndonëse nga gazetarët që kishte përballë iu përmendën akuzat e PD-së për regjistrim fiktiv të popullsisë, me qëllim shtimin e listave të votuesve. “Janë thjesht përbaltje”, tha Dako, duke mohuar akuzën dhe kallëzimin në prokurori për shtim me 3 mijë emra të popullsisë që voton. Sipas tij, akuzat janë të rreme. “Qytetari më i fundit që është regjistruar në Durrës është Grida Duma”, ironizoi ai.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”