Në gjykatë vazhdon ende seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar për shpërdorim detyre.
Ish-kryebashkiaku Dako mohoi akuzat e SPAK-ut.
“Nuk kam dijeni, as nuk e di se sa kate është”, ka deklaruar ai.
Lidhur me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, ish-kryebashkiaku pretendon se nuk ka pasur dijeni.
“Kjo procedurë prokurimi publik është zhvilluar nga specialistët, unë nuk kam qenë në dijeni. Nuk e kam shkelur në asnjë moment procedurën e prokurimit për këtë tender”, tha Dako në seancë.
Ish-kryebashkiaku ka kërkuar masë më të butë sigurie se sa ajo e arrestit në burg.