Në Gjykatën e Posaçme ka nisur shpallja e pretencës ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako i cili ndodhet aktualisht nën arrest shtëpiak.
Në seancë është i pranishëm avokati i tij mbrojtës, ndërkohë që vetë Dako mungon. Gjithashtu nuk janë të pranishëm Shyqyri Farruku dhe Ardian Bulku.
Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, kërkoi që seanca të vijojë pa praninë e të akuzuarve. Prokurori tha se hetimi nisi në 2020-n për shpërdorim detyre dhe bashkë me këtë çështje u bashkua dhe një hetim tjetër mbi procedurën e prokurimit për Promanade.