Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” lajmin e çmimit ndërkombëtar që fitoi projekti i “Sfinksit” rreth 10 ditë më parë.
Dako shkruan se “Projekti “Sfinksi”, një ndër atraksionet turistike më të vizituara të Durrësit, fiton çmim ndërkombëtar në “Festivalin e Arkitekturës së Madhe” në Ljubjanë në kategorinë “Peizazhi dhe Hapësira Urbane” #IloveDurrës”.
Pas marrjes së çmimit, “DurrësLajm” raportoi një javë më parë se studioja “BOOM” fitoi çmimin me projektin e tyre “Cape Square” në Durrës, një projekt që u bë në bashkëpunim me “Cityförster”. Projekti u zgjodh nga një juri si projekti më i mirë në kategorinë “Peizazhi dhe Hapësira Urbane”.
Ndërsa sot, Dako publikon shkrimin e faqes zyrtare Zavod Big, Qendra për Ekonomi Krijuese, ku është prezantuar projekti, që përshkruan ndërtimin e këtij objekti si një realizimin e një sfide vërtetë interesante:
“Si u krijua një vend i tillë në një rrip bregdeti të papastër të lënë pas dore midis shëtitores dhe plazhit? Kjo ishte sfida me të cilën ballafaqohej BOOM Landscape, në partneritet me Cityforster kur u caktuan nga Kryetari i Bashkisë së Durrësit për të hartuar një hapësirë të re publike përgjatë vijës bregdetare.
Ambicia e këtij komisioni ishte që të krijohej një transformim frymëzues në kontekstin e një fushate kombëtare për të përmirësuar bregdetin ndonjëherë të keqtrajtuar të Shqipërisë.
Bregu i Adriatikut përfshin një sërë kepash dhe gjiresh, të cilat na dhanë idenë e krijimit të një mini kepi artificial që do të funksiononte si një pikë lokale referimi. Duke marrë shenjat tona nga vetë vendi propozuam shtimin e më shumë rrënojave, në formën e gurit të nxjerrë nga vetë kodrat e Durrësit: kjo krijon një bazë në të cilën një superstrukturë e betonit të bardhë e bërë nga rëra vendase dhe agregati, formojnë kështu një peizazh relaksues me tarraca të buta zbritëse.
Të dyja formimet gjeologjike njëkohësisht dhe amfiteatri, bën që ky gadishull artificial të ofrojë një pamje të gjerë të Portit të Durrësit në jug-lindje, ndërsa pas saj një hapësirë e madhe lidhet me shëtitoren bregdetare. Për të gjallëruar këtë sipërfaqe të konsiderueshme u përdorën dy gurë të ndryshëm lokalë, një i hapur dhe një i errët, të përcaktuara sipas teknikave lokale të shtrrimit, në mënyrë të tillë që shkronjat Durrës janë të dukshme dhe nga lartësi të mëdha ajrore (ose dhe në Google Maps).
Gjithashtu u projektua dhe një skemë për një sipërfaqe të gjelbër për pjesën e pasme të zonës, që ndodhet midis zonës së asfaltuar dhe urbanizimit përreth, e cila do të realizohet pranë hotelit të ri të ndërtuar pranë saj. Dhe një herë u kthyem në peizazhin përreth për frymëzim, duke evituar kështu palmat gjigante të Kalifornisë apo të Côte d’Azur ,në favor të specieve indigjene mesdhetare si pishat, trumza, rozmarina, lavanda, të cilat krijojnë një përzierje aromash lehtësuese dhe një mbulim të territorit.
Gjithashtu shtuam dhe disa lloje të tjera ekzotike, jo vendase si, cacti dha agave për të arritur nje harmoni te peizazhit. Në pamundësi të tërheqjes nga komisioni, na u dha vetëm 12 muaj afat për projektimin dhe ndërtimin, në mënyrë që ky projekt të ishtë gati për zgjedhjet e ardhshme elektorale. Pas përfundimit të këtij ndërtimi, vendasit e miratuan menjëherë duke e quajtur atë “Sfinksi”dhe duke shijuar aty çdo mbrëmje perëndimin e magjishëm të Durrësit.Grupi muzikor i muzikës pop Young Zerka kanë bërë një video muzikore të këngës së tyre të titulluar Boom-Boom.”.





