Kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka uruar qytetarët e Durrësit dhe mbarë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Duke i përcjellë urimet e tij përmes “Facebook”-ut, Dako thekson ndër të tjera se kjo ditë e shënuar na kujton vlerat më të mira që karakterizojnë njerëzimin, por edhe traditën e shkëlqyer të harmonisë fetare dhe njerëzore në qytetin tonë, dhe gjithashtu në të gjithë vendin.

URIMI I DAKOS PËR FITËR BAJRAM:

Uroj besimtarët myslimanë dhe të gjithë qytetarët e Durrësit për festën e Fiter Bajramit. I uroj të gjithë qytetarëve sa më shumë paqe, harmoni e dashuri mes tyre që janë pikërisht mesazhet që përcjell kjo ditë e shënuar. Fiter Bajrami është festa e sakrificës, solidaritetit, humanizmit si dhe harmonisë, ku të gjithë festojmë këtë ditë të shënuar që na kujton vlerat më të mira që karakterizojnë njerëzimin por edhe traditën e shkëlqyer të harmonisë fetare dhe njerëzore në qytetin tonë por edhe në të gjithë vendin.