Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka votuar për herë të fundit si kryebashkiak i qytetit bregdetar. Dako i është drejtuar qendrës së tij të votimit tek ish-dyqani i luleve së bashku me bashkëshorten dhe vajzën.

Dako nuk ka harruar të ftojë durrsakët të marri pjesë masivisht në votime.

Postimi i Vangjush Dakos:    

Duke votuar bashkë me familjen. Shpresoj që kjo ditë të shkojë në harmoni dhe me sa më shumë qetësi. 
Ju bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi durrsakë që të marrin pjesë masivisht në votime, sepse duke marrë pjesë sa më shumë sot në votime, votojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë!