Durrës, 25 gusht 2014 – Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako rezulton ndër pushtetarët vendorë më të ‘varfër’.

Në deklaratën e pasurisë së tij, që zbardh “Shqiptarja.com, në dy vitet e fundit 2012 – 2013, Dako ka deklaruar vetëm rrogën vjetore, ku edhe këtë të fundit e publikon gjysmake ne vitin 2012, pasi periudhën janar-mars nuk e deklaron. Të ardhurave në familjen Dako u shtohen edhe ato të bashkëshortes, të cilat kreu i bashkisë i deklaron krahas pagës së tij.

Megjithëse prej dy mandatesh drejton një nga bashkitë më të rëndësishme në vend, të ardhurat e tij vjetore dhe pasuria janë shumë larg atyre të deklaruara nga kolegët e tij të pushtetit vendor.

Duket se Dakon dhe kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Basha, posti sikur po i varfëron pasi edhe kryetari i metropolit ka deklaruar për dy vitet e fundit, 2012 dhe 2013

Top listën për pasuri e kryesojnë kryetarët e Bashkive si Elbasani, Lezha, Korça, Gjirokastra, Shkodra.

Kryebashkiaku më i pasur sipas deklarata zyrtare është kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini i cili ka në pronësi të tij që nga apartamente, truall, shtëpi deri tek ullishte private etj. Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi në vitin 2013 ka shtuar në deklaratën e tij të pasurisë një truall toke prej 3 mijë metrash katrorë në Porto Palermo të cilën e ka blerë për 600 mijë lekë duke u futur edhe ky tek krerët e bashkive që zotërojnë truall toke.

Genc Drita, kryetari i Komunës Bërzhitë ka deklaruar si të ardhura vjetore 57 milionë lekë të vjetra vetëm si qira për një lokal. Veç kësaj, ai mund të konsiderohet edhe më problematiku përsa i përket kredive. Sipas deklaratës së pasurisë ai është në proces gjyqësor përsa i përket dy kredive. Konkretisht ai është në proces gjyqësor për dy shuma si 96 mijë euro dhe 140 milion lekë të vjetra. Por top listën e më të pasurve nga kryekomunarët e zotëron Kujtim Qefalija i Komunës Dajt me sipërfaqe trualli të mëdha.

Deklarata e pasurisë së kryebashkiakut Vangjush Dako:

Vangjush Dako- Bashkia Durrës

2012

Të ardhura nga paga, prill-dhjetor 2012    1001.710 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes  297000 lekë

2013

Të ardhura nga paga, prill-dhjetor 2013    1298148 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes 297000 lekë

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/